“Gjithë shqiptarët do ikin jashtë shtetit”, Rama replikë qytetarit: Do e kuptosh një ditë sa gabim e ke

Kryeministri Edi Rama sot, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar rritje me 30% të pagave të Forcave të Armatosura.

Një qytetar i ka komentuar duke i thënë se kot mundohet pasi të gjithë shqiptarët do largohen nga vendi.

Rama i ka kthyer përgjigje duke i thënë se e ka gabim dhe se një ditë do ta kuptojë.

Qytetari: Nuk ka kthim mbrapa, gjithë shqiptarët do ikin jashtë shtetit, kot mundohesh.

Rama: Shqipëria është vendi yt dhe imi, pavarësisht se ti dhe unë mendojmë krejt ndryshe, prandaj të thuash kot mundohesh për Shqipërinë është si te thuash kot mundohesh për shtëpinë tonë, ndërkohë qe ti je me i ri se unë e një ditë do ta shohësh se sa gabim e ke pasur./albeu.com


Shtuar 11.11.2021 14:24