Pas zyrtarizimit të “bomberit” argjentinas, Rodrigo Faust, “Durrsakët” e Teutës kanë arritur të sigurojnë edhe afrimin e tyre të dytë në këtë merkato dimri, teksa kësaj radhe kanë nënshkruar, me një përforcim të ri për mesfushën, por që nuk është i panjohur për tifozët e “Djemve të Detit”.
Bëhet fjalë për 30-vjeçarin shijakas, Arbër Çyrbja, i cili vesh për herë të pestë në karrierë fanellën e 2 herë kampionëve të Shqipërisë, me këta të fundit, që njoftuan tifozët me anë të një postimi, në profilet e tyre zyrtare, në rrjetet sociale. /abcnews.al