FOTOLAJM/ Në “shënjestër” të Efit, Kejvina i del në mbrojtje Dea Mishelit: Nuk lëpihet për tu dukur bukur

Efi u rikthye mbrëmjen e së shtunës në “Big Brother VIP” dhe duket se po e vazhdon aty ku e la: te Dea.

Kujtojmë se kjo e fundit u bë shkak që Efi të dilte pasi e çoi në televotim me Kiarën dhe Luizin.

Që mbrëmjen e djeshme ajo i është kundërvënë Deas duke e sulmuar e duke i thënë se do e nxjerrë jashtë. Madje, Efi i propozoi të hynë së bashku në tualet që të dalin në televotim por Dea refuzoi.

Në rrjet ka debate të shumta. Disa mendojnë se Efi po tregohet arrogante dhe se Dea meriton finalen, e të tjerë thonë se Efi po vepron si duhet sepse Dea e nxori jashtë.

Sakaq, Kejvina i ka dalë në krah Deas. Pa përmendur Efin, apo ndonjë banor tjetër, Kejvina shkruan se Dea meriton finalen, se ka treguar qetësi.

“Ke tre muaj aty brenda dhe e ke menaxhuar gjithçka shumë mirë me qetësinë tënde. Në fund të ditës në kuadër të lojës ke bërë gjithçka. Vazhdo kështu. O të njoh unë që kemi ndarë shtratin se sa cute dhe vajzë me botë je o s’të njeh kush!” shkruan Kejvina.

/Albeu.com/


Shtuar 3.04.2023 09:19