Sapo ka filluar spastrimi i madhe te Barcelona. Pas humbjes kundër Bayern Munich që i solli edhe eliminimin nga Liga e Kampionëve (2-8), klubi katalanas shkarkoi trajnerin Quique Setien. Ronald Koeman pritet të zëvendësojë Setien në stolin e Barçës.
Por largimi i 61 vjeçarit nuk është i vetmi, pasi ditën e djeshme bluagranët me anë të një njoftimi për shtyp zyrtarizuan edhe shkarkimin e drejtorit teknik, Eric Abidal.
Një ditë pas këtij njoftimi, katalanasit zbuluan edhe pasardhësin e francezit. Bëhet fjalë për Ramon Planes, ish drejtor sportiv i klubit të Getafes.