Zëra nga Anglia: Klopp po përgatit ofertën për Milot Rashicën (FOTO LAJM)

Milot Rashica me paraqitjet e tij të mira te Werder Bremen ka ra në sy të skuadrave të mëdha evropiane.

Mediat gjermane kanë raportuar se ylli kosovar është duke u kërkuar nga kampionët në fuqi të Evropës, Liverpool.

“Bild” dje ka shkruar se Klopp ka planifikuar një transferim të 23 vjeçarit gjatë afatit kalimtar të verës.

Këtë lajm të gazetës gjermane e kanë konfirmuar edhe në Angli.

“Mirror” shkruan se trajneri gjerman e ka identifikuar Rashicën si një mbështetje të fortë për Sadio Mane.

Nëse ky transferim do të realizohej, atëherë Liverpoolit do t’i kushtonte 38 milionë euro.

Rashica ka fituar përvojë në futbollin evropian pasi ka kaluar tre vite aty, me Vittesen dhe me Werderin.


Shtuar 20.02.2020 08:58