Vip-at heshtin, Emina Cunmulaj mesazh qeverisë shqiptare për Teatrin (FOTO LAJM)

17 Maj i këti viti u shndërrua në një ditë të dhimbshe për shqiptarët të cilëve u shembën Teatrin që e mbrojtën me fanatizëm për 2 vite me rradhë.

Ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim, pjesa më e madhe e Vip-ave shqiptar heshti.

Por nuk ishte një nga këto Emina Cunmulaj, modelja e cila ka qenë gjithnjë kritike për padrejtësitë në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Cunmulaj ka thënë se gjithçka po ndodh në Shqipëri po bëhet për të rishkruar historinë, dhe për të zhdukur këtë histori tonën të Shqipërisë, duke hequr qafe të gjitha gjurmët fizike të historisë.

“Ata po rishkruajnë historinë në këtë moment. Një nga mënyrat për të hequr qafe historinë është duke hequr të gjitha gjurmët fizike të historisë dhe t’i bëjë ata të besojnë se asgjë nuk ka ndodhur , atje nuk ka pasur kurrë asgjë. Kanë zhdukur identitetin e qyteteve dhe kujtesën e njerëzve. Kjo luftë kundër kulturës nuk ka mbaruar. Si mund ta frenojmë rrugën e saj dhe të shpëtojmë rrënjët, dhe të ruajmë historinë se kush jemi ne.”- ka shkruar Emina.

Gjithashtu në një tjetër postim modelja i drejtohet qeverisë shqiptare duke i kujtuar se e gjithë bota restauron dhe mbron monumentet e kulturës./albeu.com/


Shtuar 20.05.2020 08:52