Vetëm dy javë e martuar me producentin 74 vjeçar, Pamela Anderson i jep fund edhe martesës së 5-të (FOTO LAJM)

Dy javë më parë aktorja e njohur Pamela Anderson u martua për herë të pestë, me producentin Jon Peters, 74 vjeç, në një ceremoni private në Malibu.

Por duket se gjërat mes tyre nuk kanë shkuar mirë dhe 52-vjeçarja është sërish beqare.

Në një deklaratë për “Hollyëood Reporter” ajo ka treguar edhe arsyen e ndarjes.

“Ne do të ishim shumë mirënjohës nëse na përkrahni, na duhet pak kohë për të rivlerësuar atë që kërkojmë nga jeta dhe nga njëri-tjetri”, u shpreh Anderson.

Pamela Anderson dhe Jon Peters, 74 vjeç ende nuk kishin zyrtarizuar martesën me dokumentin e celebrimit para se të vendosnin të ndaheshin.
Pamela thotë mes të tjerash: “Jeta është një udhëtim, ndërsa dashuria një proces. Me këtë të vërtetë universale në mendje, ne kemi vendosur reciprocikisht të heqim dorë nga martesa”.

Jon Peters i bashkohet një liste të gjatë ish-ësh të Anderson. Kjo ishte hera e pestë që aktorja i jepte fund beqarisë dhe me sa duket nuk i paska aspak mirë marrëdhëniet me martesat.


Shtuar 2.02.2020 09:34