Veprimi i fundit i Agueros lë të kuptohet se Messi do shkojë te Man City (FOTO LAJM)

Mediat në të gjithë botën po raportojnë mbi të ardhmen e Messit.

Dje ai i dërgoi një shkresë klubit të Barcelonës në të cilën ia konfrmoi edhe largimin nga “Camp Nou”.

Edhe pse shumë klube po e kërkojnë atë, si duket argjentinasi do t’i bashkohet Manchester City, kjo për faktin se Guardiola si isht-trajner i Messit te Barcelona dhe shoku i tij te Kombëtarja e Argjentinës, Aguero janë faktorët kyç që do ta sjellin atë në “Etihad Stadium”.

Një veprim i fundi i Agueros në “Instagram” lë të kuptojë shumë se Messi po transferohet në Man City.

Kun Aguero ka ndryshuar emrin e tij në “Instagram” nga Kun Aguero 10, në vetëm, Kun Aguero kjo ndoshta për t’ia lënë të lirë numrin 10, Messit.


Shtuar 26.08.2020 17:15