“Vendimi më i mirë i jetës time”, Paris Hilton flet për ndarjen me të fejuarin (FOTO LAJM)

Në prag të martesës, papritur Paris Hilton dhe Chris Zylka i dhanë fund lidhjes së tyre.

Të gjithë flisnin për ndarjen e çiftit dhe më pas vëmëndjen e mori Zylka i kërkoi mbrapsht partneres unazën 2 milion dollarë.

Mirëpo, Paris nuk e çoi asnjëherë nëpër mend t’i kthente unazën dhe vazhdoi me jetën e saj.

Dy vite pas ndarjes, Hilton është falenderuese ndaj vetes për vendimin që ka marrë.

Ajo është shprehur për “Cosmopolitan Uk” se Chris thjesht nuk ishte për të, pasi ajo meriton më shumë.

“Ndjenjë e mirë kur dikush nuk të kontrollon. Në marrëdhëniet me disa njerëz ekziston rreziku të mos ia kem besën dhe frika se mos të punojnë diçka pas krahëve. Ndihem me fat tani që nuk kam atë frikë sepse jam e pavarur.

Nuk mendoj se ishte i duhuri për mua. Unë meritoj një person të mrekullueshëm. Nuk ishte i duhuri. Kam punuar shumë që t’i jap jetën time dikujt. Ata duhet të jenë perfekt.” -është shprehur ajo.

Hilton duket se po shijon beqarinë e saj dhe ende s’kemi asnjë lajm për ndonjë lidhje të re në horizont.


Shtuar 26.02.2020 10:33