Vajza shqiptare që vishet më bukur? Stilisti i famshëm jep përgjigjjen (FOTO LAJM)

Valdrin Sahiti është një stilistët më të mirë shqiptar, që ia ka dalë të depërtojë edhe në tregun ndërkombëtar.

Ai ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në “Në kurthin e Piter Pan”, ku foli rreth tematikave të ndryshme dhe ndër të tjera u pyet edhe për gocën që vishet më mirë në shoëbiz-in shqiptar.

Sipas tij, një nga vajzat që vishet më bukur dhe ka më shumë stil është Lori Hoxha, teksa refuzoi të jepte emra të tjerë.

Po ashtu, Valdrini dha edhe një mesazh për gocat që sipas tij ekspozohen më shumë seç duhet, duke thënë se duhet të dish të jesh seksi, jo vulgare.

“Unë kam vajzë vetë dhe kam pasur fatin të punoj me maturante, kohët e fundit ky transgresion që shohim në rrjete sociale, rroba banjo, foto provokuese nuk jam konservativ por ideja është që kur njeriu arrin në pikën kur shet gjithçka, nuk ka më rëndësi liket që merr. Bukurinë që natyra i ka dhuru apo i ke bërë me operacione, të dish të ekzaltosh me veshje të qëlluara.Pra seksi dhe jo vulgare.”


Shtuar 14.07.2020 06:46