Vajza feston ditëlindjen, Emina përgatit festën në oborrin gjigand të shtëpisë (FOTO LAJM)

Vogëlushja e Emina Cunmulajt ka festuar 2-vjetorin e lindjes. Prindërit janë kujdesur që Mia të ketë një festë sa më të bukur, në oborrin gjigand të shtëpisë.

Ngjyra, tollumbace, ëmbëlsira dhe shumë dashuri për Mian e vogël në një ditëlindje të personalizuar.

Për shkak të pandemisë, vogëlushja nuk ka festuar dot me miqtë e saj të vegjël megjithatë mami Emina, babi Sam dhe motra e saj Ella janë kujdesur që ditëlindja e saj të jetë sa më e bukur.

Madje Cunmulaj e ka përgatitur vetë kekun e ditëlindjes.

Kujtojmë se më herët gjatë ditës, Emina ndau disa foto gjatë lindjes së Mias dhe nga momenti i parë kur ajo erdhi në jetë.


Shtuar 23.05.2020 12:58