Vajza e Arnold Schwarzenegger në pritje të ëmbël, kapet “mat” me barkun e rrumbullakosur (FOTO LAJM)

Katherine, vajza e aktorit Arnold Schwarzenegger është në pritje të ëmbël. Ajo do të bëhet nënë për herë të parë, ndërkohë që partneri i saj Chris Patt baba për herë të dytë. Patt ka dhe një djalë 7-vjeçar me ish-gruan e tij, Anna Faris.

Katherine dhe Chris janë njoftuan fejesën e tyre në Janar të vitit që lamë pas dhe në Qershor kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre në Kaliforni. Autorja amerikane është fotografuar në rrugët e Los Angeles me barkun e rrumbullakosur.

Ajo kishte veshur një jumpsuit dhe barku i rrumbullakosur dukej fare qartë. Gjinia e bebushit që do të vijë në jetë nuk është bërë ende publike.


Shtuar 27.04.2020 08:15