Harry Maguire u dënua me 21 muaj burg pasi u gjet fajtor për një përleshje, rezistencë ndaj arrestimit dhe përpjekje për ryshfet në Mykonos.
Futbollisti i Manchester United ka reaguar në rrjetet sociale duke publikuar një thënie të Budës.
“Tre gjëra nuk mund të fshihen gjatë: Dielli, Hëna dhe e vërteta”, ka shkruar mbrojtësi i Kombëtares Angleze.
Duket se Maguire do të përdor të gjitha rrugët për të vërtetuar pafajësinë.
Ai dje u largua edhe nga lista e Kombëtares për dy ndeshjet e shtatorit dhe do të zëvendësohet me lojtarë tjetër.