Mjeku i kthyer vullnetarisht në punë, Dhimitër Kraja, është prekur nga koronavirusi, dhe është shtruar në spital me shenja të lehra për shkak të moshës së tij.
Kraja ishte kthyer me dëshirën e tij në spitalin Infektiv, ku më parë ka qenë dhe shef i pavionit.
Pak ditë më parë, djali i tij DJ Vik Kraja, do të bënte një postim prekës në rrjetet sociale, ku iu kërkonte qytetarëve që të qendronin në shtëpitë e tyre.
Postimi:
HEROES OF TOMORROW
Nuk e di sa vite dhe sa ore pune behen po ti mbledhesh nje nga nje ne kete foto…po luftojne per ne, dhe si shihet nga mosha e disave, ka qe rrezikojne shume. Kane lene familjet duke cenuar dhe shendetin e tyre per ne.
Dhe ne sna rrin bytha ne shtepi??? Duam te dalim se u merzitem???
Jam i prekur se ai ne mes eshte Baba im qe u rikthye ne detyre megjithese kishte dale ne pension. Duroni duroni duroni sepse po vazhduam keshtu do marim fund! QENDRONI NE SHTEPI.