U hodh nga kati i 3 i Sanatoriumit, stilistja e njohur nxjerr fotot e fundit të 29-vjeçarit (FOTO LAJM)

Stilistja e njohur shqiptare, Lira Koça ka përcjellë dje për në banesën e fundit djalin e saj, Xhino Koça.

Ajo ka ndarë në instastory disa foto të djalit, ndërsa në një prej tyre shkruan:”Parajsës iu shtua një engjëll i parakohshëm! Dhimbje dhe trishtim”.

29-vjeçari i infektuar me COVID-19 i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i tretë i spitalit “Shefqet Ndroqi”, ku ishte shtruar për të marrë trajtim mjekësor.

Ende nuk dihen arsyet që e kanë çuar të riun drejtë vetëvrasjes, për shkak se edhe vetë spitali Shefqet Ndroqi u shpreh në një deklaratë se ai ishte drejt shërimit nga sëmundja.

Xhino vinte nga një familje mjaft e njohur në Durrës. Ai ishte djali i stilistes së VIP-ave, Lira Koça dhe kryetarit të Njësisë Administrative nr.2, Leonard Koça, si dhe nipi i humoristit të njohur Roland Koçës.


Shtuar 20.08.2020 08:18