Turku letër autoriteteve shqiptare: Më rrezikohet jeta, mos më dërgoni në atdhe!

Selami Simsek, shtetasi turk i arrestuar dhe dënuar në Shqipëri me 18 muaj për akuzën “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, i druhet frikës se ektradimit në Turqi.

Simsek, që njihet dhe si mbështet i Fetullah Gylen, kundër shtar i Presidentit Erdogan, nga burgu nëpërmjet avokatit të tij i ka dërguar një letër të gjatë Drejtorisë së Migracionit dhe Kufirit.

Të lidhura

None found

Në letrën e tij, Simsek kërkon që të mos dëbohet në Turqi, por të fitojë të drejtën e azilit, pasi nëse kthehet në atdhe i rrezikohet jeta.

Sipas kësaj kërkesë së të dënuarit, prej Janar 2020 ai ka paraqitur një kërkesë për azil pasi sipas tij ai përndiqet nga shteti turk dhe i rrezikohet jeta.

Ai tashmë ndodhet në proces gjyqësor për të kërkuar pafajësi, por kërkon që pasi të mbarojë gjyqi të vijojë qëndrimin në Shqipëri.

Shtetasi Selami Simsek u arrestua më 8 korrik 2019, pasi kërkonte që të largohej drejt Kanadasë me dokumente false nëpërmjet aeroportit të Rinasit.

Atij ju sekuestrua pasaporta false dhe bashkë me shokun e tij Harun Çelik përfunduan në burg.

Çelik tashmë ndodhet në Turqi dhe u depërua në fillim të vitit 2020 me procedura të cilat kanë ngjallur shumë debat.

Harun Çelik, u dërgua në Turqi, megjithëse ai nuk ishte në kërkim ndërkombëtar. Mësuesi Harun Çelik, u arrestua në korrik 2019 në aeroportin e Rinasit, pasi iu gjet një vizë kanadeze, e cila pas kontrollit rezultoi se ishte e falsifikuar.

Turku, u dënua nga gjykata me 5 muaj burg, dënim që Çelik, me profesion mësues e vuajti në burgun 302 në Tiranë.

Në fillim të janarit pas përfundimit të dënimit ai u ekstraduar në Turqi, edhe pse kishte kërkuar azil.


Shtuar më 6.03.2020 19:42

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişconicoskahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş