Tjetër futbollist i Kombëtares U-21 infektohet me koronavirus (FOTO LAJM)

Pas Valdrin Mustafës, një tjetër futbollist shqiptar ka rezultatur pozitiv me Koronavirus. Bëhet fjalë për futbollistin e Kombëtares U-21 të shqipërisë Leonardo Maloku.

Ka qenë vetë mbrojtësi që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të “Facebook”, ka konfimuar lajmin se është infektuar me Koronavirus.

Kujtojmë që Maloku aktivizohet në Spanjë, ku është pjesë e San Roque Lepe. Në të shkuarën ai ka luajtur në Itali, me Peskarën, duke provuar ta aktivizohet në Serie B. Si dhe është aktivizuar në Serie C, me Santarcangelo, Fano dhe Fermana.


Shtuar 23.03.2020 09:00