Të pathënat e martesës së Linda Halimit: “Bad boy” me pasuri marramendëse

Në fakt, e kanë vënë re të gjithë ndjekësit që këngëtarja nga Kosova, Linda Halimi, duket sikur kalon ditë me diell dhe ditë me shi në martesën e saj amerikane, me reperin e njohur si Big D.

Para disa ditësh qarkulloi lajmi se Linda dhe reperi, tashmë prindër të një vajze, janë ndarë. Direkt pas këtyre fjalëve, Linda doli live në “Instagram” shumë provokuese, ndërsa realizonte një set fotosh seksi në pishinë.

Gjatë komunikimit me ndjekësit, ajo shfaqej e entuziazmuar pas ndarjes dhe me ironi apo me të vertëtë deklaroi se është e hapur për njohje të reja, vetëm që kandidati të jetë me letra amerikane, në mënyrë që ta këtë më të thjeshtë lidhjen e re.

Këngëtarja, e cila nga një vajzë mbipeshë është shndërruar në një femër superseksi, nuk u shpreh asnjëherë e mërzitur.

Ajo vetë bëri një postim në “Instagram”, ndërsa thoshte: “Lindita Halimi ndahet me burrin… Hajde more për hajër. Vetëm edhe 1 djalë mundësisht ‘me letra’ me gjet edhe rehat”. Këngëtarja ka vite tashmë që po qëndron në Amerikë bashkë me partnerin e saj, Big D, dhe vajzën, Kaimana.

E pyetur para pak kohësh gjatë një interviste televizive se përse nuk publikon asnjë fotografi me bashkëshortin, a janë ende bashkë, ajo duke qeshur u përgjigj: “Unë si person jam shumë private, nuk është se postoj shumë fotografi për jetën e përditshme. ‘Instagram’-in më shumë e mbaj për jetën artistike dhe nuk kam qejf me tepru me postime të përditshme”.

Ndërkohë që bien në sy postimet e shpeshta, ku ekspozon jetën e luksit. Faqja “Trending Celebs Now”, e cila merret me informacionet rreth personazheve VIP në Amerikë, raportoi fitimet vjetore të këngëtares shqiptare dhe befasoi me shifrën.

Në atë faqe thuhet se ajo ka të hyra vjetore nga një deri në pesë milionë dollarë. Dokumentin ku vlerësohej pasuria e saj, këngëtarja e publikoi në “InstaStory”.

JETA MES ALKOOLIT DHE SHFRENIMIT PRANË VAJZAVE VIP

Këngëtarja nga Kosova, Linda Halimi, përfaqësoi Shqipërinë në Festivalin Europian 2017, pasi fitoi kupën e Festivalit të 55-të të Këngës në RTSH. Përveç vlerësimeve për zërin dhe transformimin e fizikut, Linda është paragjykuar vazhdimisht për lidhjen me reperin me ngjyrë Davon Edwards, i njohur si Big D.

Media ka shkruar herë pas here për këtë martesë në Florida me ulje-ngritjet e saj. Reperi e shoqëroi Lindën në Tiranë për garën muzikore dhe ishte ai, me të cilin ajo ndau kënaqësinë e fitores. Direkt pas kësaj eksperience, burri prej disa vitesh i këngëtares nga Kosova dëshironte ta shprehte hapur se është i martuar me një shqiptare.

Në një fotografi të publikuar, Big D shfaqej me një bluzë në të cilën shkruhej: “Nuk mund të më frikësoni sepse e kam gruan shqiptare”.

Këtë konkluzion, reperi amerikan e nxori pasi Linda nuk është e vetmja shqiptare që ai njeh. Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë para disa vitesh u përfshi në tregun muzikor shqiptar, kohë kur njohu Lindën dhe disa këngëtare të tjera shqiptare.

Fotot që qarkullojnë në rrjetet sociale dëshmojnë të shkuarën si “bad boy” të burrit të Lindës, mes alkoolit dhe shfrenimit mes vajzave të panjohura, por dhe ato VIP.

Përveç Lindës, Big D ruan ende foto duke shijuar jetën e natës mes alkoolit dhe muzikës me këngëtare të famshme si: Dafina Zeqiri, Tuna Sejdiu, Rovena Stefa, Big Mama etj. Më pas rezultoi se e zgjedhura e tij ishte Linda, të cilën e mori me vete gjatë rikthimit në SHBA. /panorama


Shtuar 29.08.2020 20:20