“Të mos na detyrojë policia dhe ushtria”, Flori Mumajesi përcjell një mesazh të fortë (FOTO LAJM)

Qeveria ndërmorri të tjera masa të rrepta ditën e djeshme, për sa i përket lëvizjes së qytetarëve gjatë fundjavës. Ushtria tashmë është e mobilzuar në rrugët e qyteteve dhe pas orë 10:00 të ditës së sotme, deri të hënën askush nuk do të mund të lëvizë nga shtëpitë.

Lidhur me këtë vendim, një reagim ka ardhur nga Flori Mumajesi, i cili bën thirrje për të gjithë qytetarët që masa si këto t’i respektojnë pa u lipsur nevoja e policisë apo ushtrisë. “Le të veprojmë ndryshe vetë ne, duke i treguar jo vetëm atyre, por të gjithë botës që gjithmonë na ka parë si nga lart si një popull i vështirë, se nuk e shohim më si një lojë dhe se familja jonë e përbashkët është gjëja më e shtrenjtë që kemi!”, ka shkruar ndër të tjera, kantautori.


Shtuar 21.03.2020 13:21