“Të djegur” për të dalë! Qytetarët në Tiranë të gjithë me maska, por harrojnë distancën (FOTO LAJM)

Deri më sot, Shqipëria është një ndër vendet që po përballon më së miri COVID-19.

Prej 3 ditësh, në vend ka rënë më pas se 10 të prekur në ditë koronavirusi i ri, dhe për këtë arsye qeveria lehtësoi masat e ndërrmarra në raport me këtë pandemi.

Në galerinë e bashkëngjitur lajmit mund të shikoni pamje të shkrepura sot në Tiranë, ku qytetarët duken të ndërgjegjsuar për t’u pajisur me maska.

Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për distancën e rekomanduar mes njerëzve, e cila sipas pamjeve, duket se është shkelur me të dyja këmbët.

Qeveria ka deklaruar se masat e lehtësuara të ndërmarra këto ditë, pritet të ruajnë kurbën ulëse të COVID-19, por nëse rastet rriten sërish, do të rikthehen masat e rrepta të izolimit. /albeu.com/


Shtuar 4.05.2020 19:32