Futbollisti Eros Grezda, i cili prej kohësh është në një marrëdhënie me modelen Oriola Marashi, i ka shprehur ndjenjat publikisht. Përmes një komenti që ka lënë në një nga fotot e publikuara nga vetë modelja, Grezda shkruan se e do shumë.
“Kam rënë në dashuri me ty”- shkruan ai.
Ky koment ka marrë edhe replikën e vetë Oriolës, e cila shprehet se është me shumë fat, që futbollisti e dashuron.
“Fatlumja unë,”– ia kthen modelja.
Dyshja janë prej muajsh në një lidhje me nuk i kursejnë deklaratat e dashurisë publikisht.