Tashmë është rritur, Xhensia dhe Besi duhet të durojnë “prapësitë” e Ajkës (FOTO LAJM)

Fëmijët e vegjël kanë mënyrat e tyre të të argëtuarit dhe kështu ka ndodhur edhe me vajzën e Besit dhe Xhensilës, Ajkën.

Aktori i humorit ka treguar me një foto të vetme se si i ka pikturuar e vogla muret e shtëpisë me ngjyra të ndryshme, duke mos lënë asnjë hapësirë të vetme.

“Arti absurd i Ajkës”, ka shkruar Besi krah postimit në ‘Instastory’ ku nuk ka harruar të etiketojë edhe bashkëshorten e tij, Xhensilën.

Siç duket me kalimin e kohës, Ajka ka nisur të shprehë talentet e saj në forma të ndryshme, ndonëse është ende shumë e vogël.

Megjithatë me dy prindër të talentuar, nuk ka si të ndodhë ndryshe me vogëlushen.


Shtuar 7.05.2020 08:39