Sot hidhet shorti i Ligës së Kombeve, Shqipëria dhe Kosova në një vazo (FOTO LAJM)

Vetëm pak muaj pasi të mësojmë se kush do ta fitojë EURO 2020, edicioni i dytë i ligës së Kombeve do të fillojë.

Ndeshjet e sezonit të dytë do të luhen në muajt shtator, tetor dhe nëntor. Shorti do të tërhiqet më sot (3 mars), në Amsterdam, me fillim nga ora 18:00.

Kosova do të jetë pjesë e Ligës C – aty ku mund të përballët edhe me Shqipërinë.

Më poshtë të gjitha vazot e kompletuara të të gjitha ligave për këtë edicion:

Programi se kur do të luhen ndeshjet:

Ndeshjet e para : 3–5 shtator 2020

Ndeshjet e dyta: 6–8 shtator 2020

Ndeshjet e treta: 8–10 tetor 2020

Ndeshjet e katërta : 11–13 tetor 2020

Ndeshjet e pesta: 12–14 nëntor 2020

Ndeshjet e gjashta : 15–17 nëntor 2020.

Kujtojmë se sezoni i dytë i Ligës së Kombeve do të vijë me disa ndryshime, dhe në Ligën D, do të jenë vetëm shtatë skuadra, ndërsa grupet në Ligën A, do t’i kenë nga katër skuadra.


Shtuar 3.03.2020 08:05