“Skandal”, Ermal Mamaqi publikon në rrjet bisedat private me Elvana Gjatën (FOTO LAJM)

Aktori dhe moderatori Ermal Mamaqi është një nga personazhet e njohur më aktivë në rrjetet sociale.

Së fundmi ai nuk ka ngurruar të tregojë dhe një pjesë nga biseda me mikeshën e tij, këngëtaren Elvana Gjata.

Të lidhura

None found

Të dy ata kanë folur së fundmi me mesazhe private dhe madje kanë bërë një shaka të fortë.

Në një video ku shfaqet djali i Ermalit, Joeli me qenin e ri të shtëpisë, Elvana nuk ka ngurruar të ‘bullizojë’ Ermalin.

“Sa i mirë o Zot! Joeli si Ami, qeni si ty!”- shkruan Elvana te mesazhet.

Por Ermali nuk ka zgjedhur të qëndrojë indiferent, duke nxjerrë bisedën dhe shkruar krahas saj:

“Skandal!!! Zbulohet biseda…ja pra miq, ja bullizmi i Elvana Gjatës në mesazhet private.”


Shtuar 22.06.2020 06:28