“S’jam tradhtare e kombit”, Rina Balaj sqaron njëherë e mirë origjinën e të dashurit (FOTO LAJM)

Reperja e njohur Rina Balaj dhe reperi Sin Boy që nga momenti kur bënë publike lidhjen e tyre, shihen kudo së bashku dhe shumë të dashuruar. Shumë herë në media është shkruar se reperi është grek, mirëpo Rina së fundmi i ka sqaruar të gjithë.

Në një postim të bërë në Instastory, reperja shkruan se Sin Boy është shqiptar nga Berati që ka jetuar në Greqi dhe shton se nuk është tradhtare e kombit.

“Krejt çka iu nevojitet është dashuria. Ta sqaroj dhe një fakt se Sin Boy është shqiptar nga Berati që ka jetuar në Greqi. Tani e dini që nuk jam tradhtare e kombit”, shkruan Rina.


Shtuar 12.02.2020 15:35