“Sillej si divë”, fotografi zbulon pjesën e trupit që Meghan Markle urren t’ia fotografojnë (FOTO LAJM)

Meghan Markle quhej “princeshë” pa qenë e tillë. Kështu ka rrëfyer një fotograf dhe kameraman që ka bashkëpunuar me Meghan, para se ajo të njihej me Princin Harry.

Madje ai ka folur edhe për sjelljen e Markle si një divë e vështirë, me kërkesa të shumta gjatë xhirimeve.

Për “Daily Mail”, kameramani profesionist ka shtuar se 38-vjeçarja vepronte mbi bazën e një sërë rregullave të rrepta – përfshirë edhe atë për të mos fotografuar këmbët e saj.

Madje kujtojmë se këmbët e Meghan u bënë një temë e nxehtë e bisedës pasi ajo hoqi këpucët gjatë një turneu mbretëror në Zelandën e Re në vitin 2018.

Në atë kohë u zbulua një shenjë te këmbët që mund të kishte mbetur nga një ndërhyrje. E që nga ajo kohë u kuptua nga ekipi fotografik se 38-vjeçarja i urrente këmbët e saj.

“Daily Mail” shkruan se aktorja e serialit “Suits” gjithashtu kishte këmbëngulur të kishte shampanjë të shtrenjtë në xhirime. Gjithashtu ajo kishe kërkuar që t’i jepej miratimi i plotë mbi të gjitha pamjet, duke vepruar si një superstar.

“Ajo ishte shumë e mirë dhe e ashpër”, shpjegoi fotografi. “Ajo ishte e vështirë dhe shumë kërkuese”.

Gjithashtu “Daily Mail” ka zbuluar edhe disa foto të rralla të Meghan në Nju Jork, për një faqe interneti që lidhet me modën dhe bukurinë.


Shtuar 5.05.2020 10:03