Si rrallëherë, Jonida Maliqi i kthehet ashpër komentueses që e quan “Tranvestit” (FOTO LAJM)

Përtej gjitha të mirave që ka sjellë zhvillimi i teknologjisë dhe sidomos i rrjeteve sociale, duhet ta pranojmë se kanë shkaktuar edhe disa dukuri negative dhe një ndër to është edhe cënim i jetës së gjithsecilit.

Duke qenë se interaktiviteti është i lartë, shpesh jemi dëshmitarë se si njerëz të ndryshëm marrin të drejtën të komentojnë e fyejnë, pa marrë parasysh se çfarë mund të shkaktojë qoftë edhe një emoji nga ana e tyre.

Më të ekspozuarit në këtë raste janë figurat publike, edhe për shkak të audiencës së lartë.

Jonida Maliqi ka postuar së fundmi disa foto në llogarinë e saj në Instagram, ku duket në super formë si zakonisht.

Mirëpo, jo të gjithë i shohin gjërat njësoj. Një komentuese i ka shkruar këngëtares:

“Je ber si tranvestit, me te kap ty zere se ke kapur trans”.

Dhe si duket ky koment, aspak i këndshëm, nuk ka kaluar pa një përgjigje nga Jonida, e cila ia ka kthyer:

“Më mirë vetja se sa prototipi i vulgaritetit”.


Shtuar 8.09.2020 06:31