Si rrallëherë, Anjeza Shahini i dedikon fjalët më të ëmbla bashkëshortit në ditën e lindjes (FOTO LAJM)

Këngëtarja e njohur, Anjeza Shahini ka treguar me anë të një postimi në rrjetet sociale se ditën e sotme partneri i saj feston ditëlindjen.

Si rrallëherë ajo i ka dedikuar atij fjalët më të ëmbla, duke i theksuar se është dashuria më e madhe e saj dhe e vajzës.

“Dashnia ime dhe e Torit sot ka ditëlindjen. E çfarë mund t’i lutem zotit për më shumë, përveçse të na i mbajë atë dreq “sy të keq” dhe ‘Covid-19’ larg. Djali i ditëlindjes”, ka shkruar Shahini krah fotove nga momentet më të bukura me bashkëshortin.

Kujtojmë se prej kohësh Anjeza jeton jashtë vendit së bashku me familjen e saj. Ajo ndan herë pas here me ndjekësit foto nga përditshmëria dhe rutina duke treguar se është mjaft e lumtur.


Shtuar 31.03.2020 17:59