Pavarësisht krizës nga Covid-19, Juventusi pritet të kryejë disa transferime të bujshme gjatë merkatos së ardhshme.
Me të përfunduar ky sezon, Gonzalo Higuain dhe Miralem Pjanic thuhet se do të largohen nga “Zonja e Vjetër”, pasi nuk janë më në planet e skuadrës.
“Corriere dello Sport” raporton se bardhezinjtë po tenton të transferojë dyshen Harry Kane Williani.
Sulmuesi anglez tashmë ka bërë të ditur se do të largohet nga Tottenham në mënyrë që të fitojë trofe.
Ndërsa në krahun tjetër, Willian e ka konfirmuar se do të largohet me parametra zero.
Një tjetër alternativë për mesfushën do të jetë edhe Corentin Tolisso, që do të zë vendin e Pjanic.