Ledri Vula është një nga reperët më të dashur nga shqiptarët dhe mezi pritet çdo këngë e tij për tu shndërruar më pas në hit.
Së fundmi ai ka qenë i ftuar në emisionin “Ndrrimi i Natës”, ku ka folur pa doreza për jetën e tij personale dhe profesionale.
Nga promoja e publikuar nga moderatori i emisionit Alaudin Hamiti, dëgjohet momenti kur Ledri tregon si e ka njohur të dashurën e tij Sara Hoxha.
Ai është shprehur se gjatë një koncerti, shoqet e Sarës e pëlqenin dhe erdhën në prapaskenë për ta takuar. Por Ledri kur pa Sarën, filloi ta pëlqente shumë dhe kështu nisi njohja e tyre.
“Shoqeve të veta u kam pëlqy dhe kjo ka ardh në backstage me to dhe mu m’ka pëlqy kjo”, shprehet Ledri.
