Shkeli ligjin me të dyja këmbët! Qytetarët masakrojnë Çuçin: Atë peshkun… (FOTO LAJM)

Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi është zënë ngushtë nga qytetarët në Facebook, pas një fotoje të publikuar nga vetë ai.

Gjatë një ekspertize në Adriatik me flotën e peshkimit “Rozafa”, ministri ka publikuar pamje të ndryshme nga peshkimi i pelagjikëve.

“Një natë në Adriatik me flotën e peshkimit “Rozafa”, më e madhja në vend dhe në Mesdhe kur është fjala për gjuajtjen e pelagjikëve.

Rritja e sektorit të peshkimit në Shqipëri është impresionuese dhe aspak e rastësishme, por rezultat i politikave tona, si dhe dëshmi e pakontestueshme e transformimit të madh që ka pësuar ky sektor…”- shkruan ndër të tjera ministri në Facebook.

Por ndër fotot e shumta, komentuesve të vëmëndshëm u ka rënë në sy, fotoja ku ministri shihet me një peshk, i cili sipas rregullave, është shumë i vogël për t’u peshkuar dhe nuk lejohet.

Komentuesi: Zoti ministër kur nuk njihni masat e lejuara mos publikoni foto që përbëjnë shkelje me te dyja këmbët për këto që po promovoni, bëhu me parë kompetent për peshkimin, mëso se ç’ke në ujrat e tua si t’i ruash e si ti promovosh siç duhet , jo të shesësh të vegjlit e tu per dy lek me shume.

Komentuesi: O komandant, është më i vogël se masa e lejuar ky i shkreti…Se pastaj në mandatin tjeter, sdo ketë më asnjë peshk!

Komentuesi: Shteti i bën rregullat për qytetarët, jo për t’i ndjekur vet! Me 1 smund të quhet masakër por me ktë foto u jep kurajo atyre që mezi presin të bëjnë masakra tilla. /albeu.com/


Shtuar 17.09.2020 15:12