Sherr mes Ledio Lakos dhe Gent Hazizit, përfundojnë në polici (FOTO LAJM)

Policia ka ndaluar dy aktorët Ledio Lako dhe Gent Hazizi pasi janë konfrontuar në mënyrë të dhunshme me njëri-tjetrin.

Lajmi konfirmohet nga Revista Who, sipas së cilës, sherri është bërë shkak për ndalimin e dy aktorëve të njohur, që janë shoqëruar menjëherë pas këtij momenti.

Gjithçka ka ndodhur pranë ish-ekspozitës, por motivet mbeten ende të paqarta.

Burime nga policia e Tiranës kanë bërë të ditur për Who, se dy aktorët e njohur janë ndaluar, megjithatë do të proçedohen në gjendje të lirë.

Nuk e dimë ende se çfarë ka ndodhur mes tyre, por Genti nuk ka lajmëruar sot video-live me një personazh të famshëm të ekranit shqiptar, ashtu siç bën çdo natë.

Hazizi është shkëputur prej disa vitesh nga “Portokallia” dhe është protagonist në një format shumë të dashur si ‘Familja Kuqezi’.

Ndërsa Lako është prej vitesh një nga figurat më të dashura të spektaklit të humorit “Portokalli”.


Shtuar 27.04.2020 20:00