Sfida më e re po fikson rrjetin, mban emrin e Jennifer Lopez (FOTO LAJM)

Jennifer Lopez është nëna me seksi e showbiz-it dhe kjo nuk ka diskutim.

Ndonëse është nënë e dy fëmijëve, ajo ja del gjithmonë të tërheqë vëmendjen e të gjithëve me format e saj, të cilat i vë shpesh herë në pah.

Pak ditë më parë ajo publikoi në Instagram një foto ku shfaqej me bikini dhe në të shkruante : “E relaksuar dhe plot me energji”.

Kjo foto u bë virale, duke frymëzuar mijëra nëna për të pasur një trup të shëndetshëm .

Pas kësaj fotoje në rrjetet sociale është hapur një sfidë e re Instagrami dhe mban emrin “#jlochallenge”.

Mijëra nëna janë frymëzuar dhe kanë postuar në rrjetet e tyre sociale ku tregojnë pa komplekse trupin e tyre.


Shtuar 24.02.2020 13:07