S’do ta besoni sa kohë iu desh Taynës dhe Mozzik për të bërë gati super hitin! (FOTO LAJM)

Në fillim të muajit shkurt, dy reperët më në zë të momentit, Mozzik dhe Tayna do të sjellin bashkëpunimin e tyre të parë.

Kënga e shumëpritur nga publiku do të titullohet “Edhe ti” dhe dy reperët kanë paralajmëruar se do të jetë nam!

Menaxheri i Taynës, Rinor Hykolli, ka treguar se në këtë këngë Mozzik do të këndojë në shqip, ndryshe nga ç’jemi mësuar ta dëgjojmë së fundmi.

Për habinë e të gjithëve, “Edhe ti” është bërë për 30 minuta dhe këtë e ka treguar vetë Tayna.

Reperja publikoi në Instagram foto me Mozzik teksa ndodheshin në studio, ndërsa krahas postimit shkruan:

“Ni MEGA qe u bo per gjyse ore dmth🔥 Po dojm me ju shti LAKMIN deri sa t’del😛”

“E nënshkrujtem te Noteri qe domethon HIT e MEGAHIT!😈
Tayna ft. Mozzik – Edhe ti 🔥🔥🔥🔥🔥”- shkruan Mozzik në postimin e tij.


Shtuar 15.01.2020 13:33