Në festa publike bashkë, në dasma bashkë edhe në pushime bashkë, por Ledri dhe Sara akoma nuk janë bindur të konfirmojnë romancën e tyre.
Tashmë e pranuar në heshtje, të gjithë janë njohur me Sara Hoxhën si e dashura e Ledri Vulës.
Por duke qenë se nuk është një personazh publik, gjithçda dini për Sarën është vetëm Instagrami i saj të cilin së fundmi bukuroshja e ka bërë publik dhe gjithashtu ka zhvilluar një mimi-intervistë me ndjekësit kurioz, shkruan Albeu.com.
Sara ka lindur në Zvicër, është 27 vjeç, dhe është 1.64 cm e gjatë. Mes “Samsung” dhe “Iphone” ajo zgjedh këtë të fundit, madje tregoi se fotot e saj i rregullon vetëm me efektet e telefonit, ndonjëherë përdor programin “VSCO”.
Sara nuk e frekuenton palestën, nuk përdor fare krem për fytyrën e saj (fondatinë), madje as nuk shikon televizion shqip.
Ahh se harruam…Sara dëshiron që në të ardhme të ketë 4 fëmijë!