Rita Ora kalon natën me yllin televiziv në shtëpinë e saj (FOTO LAJM)

Ylli i televizionit, Joey Essex kaloi mbrëmjen e së enjtes në shtëpinë luksoze të këngëtares me origjinë kosovare, Rita Ora.

Pas një mbrëmje të zjarrtë në lokalet e natës në Londrën Perëndimore, ato u fotografuan teksa hynin në shtëpinë e këngëtares në orën 4 të mëngjesit.

Ata qëndruan atje për 13 orë përpara se Essex të jetë parë duke u dalë.

Sipas asaj që shkruan The Sun, mbrëmjen e së enjtes, Rita Ora dhe Essex u larguan me makina të ndara.

Së pari këngëtarja u largua me makinën e saj, ku vetëm 5 minuta më vonë Essex u largua pas saj me taksi.

Gjatë rrugës ata kanë ndaluar për të tymosur cigare, ku qëndruan për pak orë.

Më pas Essex hipi brenda automjetit të Ritës ku më pas u drejtuan tek shtëpia e saj.

Disa persona të afërt me Rita Orën mohojnë që ajo të ketë lidhje romantike me Essex.


Shtuar 7.03.2020 11:49