Rishfaqet Jozefina Topalli e poston foton e adhurueshme nga karantina: Parajsë! (FOTO LAJM)

Ish-deputetja Jozefina Topalli është shkëputur nga politika dhe po shijon kohë pranë familjes së saj.

Ish-kryeparlamentarja ka publikuar një fotografi të adhurueshme mesditën e sotme, nga portreti i personit që ia bën ditën më të bukur.

Ajo ka publikuar fotografinë e nipit të saj, gëzimit të parë si gjyshe, i ardhur në jetë nga vajza e saj Megi.

Topalli thotë fjalët më të bukura për vogëlushin, duke cituar edhe shkrimtarin e njohur Dante Aligheri.

“Tre gjëra na kanë mbetur nga parajsa: yjet, lulet dhe fëmijët”, thoshte Dante Alighieri.

Buzëqeshja e këtij djalit të vogël, Nikolas, këtu poshtë është momenti më i bukur i ditës, çdo ditë… sidomos në këtë kohë eksperimenti social unik në historinë tonë planetare”, shkruan Topalli /albeu.com/


Shtuar 28.04.2020 14:10