RËNDITJA/ AS mposht bindshëm për herë të parë me klikime MARCA-n, përgëzohet nga tifozët (FOTO LAJM)

Dy gazetat më të mëdha sportive të Spanjës AS dhe MARCA janë futur në rivalitet si kurrë më parë, shkruan Albeu.com.

Të dyja gazetat prestigjoze janë me seli në Madrid dhe prej dekadash janë në garë kush e kush të kapi lajmin i pari te klubi i Realit.

Së fundmi AS mburret me klikimet ku sipas rënditjes së ‘ComScore”, gazeta udhëheq në shtetet si Argjentina, SHBA, Kolumbi, dhe Kili, ndërsa ka humbur kundrejt MARCA-s vetëm në Meksikë ku është rënditur e dyta.

Kështu pas këtij suksesi lexusit kanë përgëzuar gazetën në Instagram.

Kjo në fakt është hera e parë që AS mposht MARCA-n pasi kjo e fundit prej vitesh cilësohet si gazeta më e shitur sportive në botë.

Kjo rënditje vlen për jashtë Spanjës, pasi brenda saj udhëheq MARCA.

Ndërkohë për të parë rënditjen shfletoni galerinë. /albeu.com/


Shtuar 1.05.2020 16:35