Rama zbulon vendimin, sa shkolla e godina studentësh do të rindërtohen (FOTO LAJM)

Kryeministri Rama përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se sapo është firmosur Vendimi i Këshillit të Ministrave, për financimin e parë të Programit të Rindërtimit për Arsimin.

“Sapo u firmos Vendimi i Këshillit të Ministrave, për financimin e parë të programit të rindërtimit për arsimin.

🟢 59 shkolla të reja;

🟢 godinat e reja të të gjithë konvikteve të universitetit bujqësor;

🟢 4 godina të reja konviktesh në qytetin studenti”, shkruan kreu i qeverisë.

Ky i fundit pohon se koronavirusi nuk do t’i ndalë dhe as do t’i zvogëlojë planet ambicioze të jetësimit të Programit të Rindërtimit të Shtëpive, Shkollave, Spitaleve e Qendrave Shëndetësore që u rrënuan nga tërmeti i 26 nëntorit.


Shtuar 12.03.2020 18:13