Kryeministri Rama ka reaguar pas deklaratës për media të Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.
Rama ka publikuar fotografinë e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi me flamurin kuq e zi në dorë dhe citon deklaratën e tij të fundit pas kthimit nga Haga.
“Askush nuk do ta rishkruajë lirinë tonë”, shkruhet në fotografi.
Më parë, Thaçi doli në një deklaratë për mediat ku u shpreh se historinë që është vulosur me gjakun dhe sakrificën për liri nuk mund ta rishkruajë askush.
Sipas tij, ky proces do vulosë rolin historik të UÇK. /albeu.com/