“Ndjesë 1000 herë po kjo është luftë dhe ndryshe nuk fitohet!
Kryeministri Rama ka bërë të ditur se janë identifikuar personat që kanë ardhur nga Italia dy javët e fundit, ndërsa tha se policia ka dalë në terren për të kontrolluar zbatimin e urdhrit për vetë-izolim.
Me një shënim në facebook, Rama shkruan se kush kapet në rrugë, do të gjobitet me 5 mijë euro.
Postimi i plotë:
Policia e shtetit ka identifikuar të gjithë qytetarët shqiptarë që kanë hyrë nga italia në 14 ditët e fundit.
Pasi ka disponuar numrat e telefonit dhe adresat e tyre po vazhdon operacionin e posaçëm të sensibilizimit dhe monitorimit të tyre.
Bashkëngjitur është mesazhi që u është dërguar këtyre qytetarëve dhe do të vijojnë trokitjet në dyert e tyre për t’u siguruar se po zbatojnë detyrimin e vetëkarantinimit 14 ditor.
Të gjithë ata nuk duhet të harrojnë se në rast se kapen në rrugë, ndëshkohen me 5 mijë euro dhe do të ndalohen të dalin nga shqipëria pa paguar gjobën!
Ndjesë 1000 herë po kjo është luftë dhe ndryshe nuk fitohet!
Frikë aspak, kujdes po!