Rama krenar për veten e shqiptarët: Ia dolëm kundër COVID-19, më mirë se dynjaja

“Na del Shqipëria më mirë se tërë dynjaja deri tani në bilancin e kësaj lufte të mallkuar…”

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur kritikuesve në lidhje me marrjen e masave kufizuese, në kuadër të luftës kundër koronavirusit.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shprehet se këto masa kanë bërë që sot Shqipëria të jetë më mirë se gjithë dynjaja për bilancin e COVID-19.

Ai ka publikuar edhe një grafik të ecurisë së kësaj sëmundjeje, duke bërë krahasimin e vendit me shtete të tjera të rajonit apo Evropës.

Postimi i plotë:

ALBANIA THE BEST❤️

Çudi e madhe ëëë?!🤭

Strategji jo, plan jo, teste jo e jo, mjekësi jo që jo, qeverisje jo dhe jo, po ja që kur hap sytë e shikon, na del Shqipëria më mirë se tërë dynjaja deri tani në bilancin e kësaj lufte të mallkuar😁

#KrenarpërShqipërinë🇦🇱 që sot ka këtë bilanc falë popullit të mençur dhe mirëkuptues me qeverinë👐🏿

dhe

#FrikëngaInjoranca🥴 që na rrezikon gjithçka, sa më shumë ky bilanc varet nga sjellja e çdo individi në kushtet e rihapjes.


Shtuar 2.05.2020 16:44