Në këto momente po zhvillohet protesta e qytetarëve pas shembjes së Teatrit Kombëtar.
Gjatë protestës një shtetas, i cili ishte i mbuluar me xhup, plasi disa kapsolla të cilat si duket kanë shkaktuar lëndime tek një gazetare.
Mësohet qytetarja është gazetarja Sonila Osmanaj, dhe siç shihet nga fotot është plagosur rëndë në kofshë, ndërkohë që aktivistët kanë bërë thirrje të ndalohen provokimet në protestë dhe kanë larguar personin nga turma.