Postoi foto me Frrokun, Rudina i përvishet komentueses: Nuk ngelem pa burrë unë!

Lidhja e Rudina Dembacajt me ish-deputetin Mark Frroku është një ndër romancat më të komentuara në rrjetet sociale.

Pas bërjes publike të lidhjes me Mark Frrokun, Rudina Dembacaj nuk i kursen më postimet në rrjetet sociale.

Ndonëse në fillim u tregua e rezervuar duke bllokuar komentet në fotot ku shfaqej me të, tashmë i ka lënë të lirë të gjithë të thonë atë që mendojnë.

Pak orë më parë, moderatorja ka publikuar një foto ku shfaqet e lumtur me ish-deputetin dhe komentet nga ndjekësit nuk kanë munguar

Të shumtë janë ata që ia kujtoj partnerët e saj të mëparshëm, dhe Rudina pa hezitim u ka kthyer përgjigje.

Një prej komentuesve i ka thënë ta mbajë mirë Markun, pasi mund të ngelet pa burrë.

“Fillimi gjithmonë është mirë, mbaje fort se do të ngelesh pa burrë”, i shkruan komentuesi.

Ndërkohë, aktorja nuk ia ka lënë pa një përgjigje tipike nga ato të sajat duke iu përgjigjur:

“Unë kam dhënë prova, që vetëm pa burrë nuk ngelem.”


Shtuar 4.05.2020 17:04