Po kalonin muajin e mjaltit, çifti i showbizit turk merr lajmin e hidhur (FOTO LAJM)

Javën e kaluar aktorja Gizem Guven dhe futbollisti Caner Turp u kurorëzuan në martesë. Çifti menjëherë u nisën në muajin e mjaltit dhe dukeshin shumë të lumtur.

Mirëpo së fundmi ata kanë marrë një lajm të hidhur. Futbollisti ka bërë të ditur se gjyshi i tij është ndarë nga jeta.

Caner Turp publikoi në Instagram një foto të gjyshit të tij me të cilin kishte një marrëdhënie të ngushtë dhe u shpreh se nuk ka fjalë ta përshkruajë dhimbjen që ndjen.

“Nuk kam fjalë të përshkruaj çfarë ndjej. Ne humbëm gjyshin tonë të dashur. Qofsh i parajsës gjyshi im. U prehsh në paqe… të dua shumë”-shkruajti futbollisti. Gjithashtu edhe aktorja shprehu ngushëllimet e saj me një status.

“Gjyshi i Canerit u nda nga jeta për shkak të një ataku kardiak. U prehsh në paqe. Më kishte mbetur vetëm një gjysh. Ti ishe pranë nesh një javë më parë”, u shpreh Gizem.


Shtuar 16.09.2020 06:52