Pësoi aksident, aktorja e njohur turke i nënshtrohet operacionit (FOTO LAJM)

Aktorja turke Bensu Soral e cila njihet si “Melek” nga seriali i “Infiltruari” i është nënshtruar një operacioni.

Aktorja ka pësuar një aksident gjatë pushimeve të saj në Gocek, ku ndodhej me bashkëshortin e saj, Hakan Bas.

Bensu Soral ka operuar shpatullën dhe ka postuar në rrjete sociale një foto pas operacionit duke informuar fansat se është mirë me shënet.

“Dua të falenderoj të gjithë ata që u shqetësuan dhe më pyetën. Kam bërë një operacion të vogël në shpatull pas një dëmtimi. Nuk ka asgjë për tu shqetësuar, tani jam më mirë”-shkruajti aktorja krah fotos ku shfaqej duke u relaksuar në shtëpi me qenushin e saj.


Shtuar 31.08.2020 09:26