Përse tatuazhi i ri i Demi Lovatos po pëlqehet kaq shumë nga fansat? (FOTO LAJM)

Demi Lovato e ka kaluar gati gjysmën e jetës së saj para kamerave. Aktrimin e filloi në një moshë të vogël për ti lënë më pas rradhën këngës, për të cilën njihet dhe adhurohet më së shumti nga fansat.

Mirëpo jeta e saj nuk ka qënë ‘fushë me lule’ dhe të gjithë e kemi vënë re. Depresioni, abuzimi me drogërat madje edhe vetëvrasja, janë disa nga anët më të errëta të jetës së Demit.

Pas periudhës së vështirë, këngëtarja vendosi të bëjë një tatuazh shumë domethënës, i cili përshkruan gjithçka që ajo ka përjetuar.

“Kohët e fundit, u zhduka pak nga rrjetet sociale për t’u përgatitur për perfomancën time në Grammy Awards dhe Super Bowl, por teksa isha larg internetit, bëra këtë tatuazh,” shkroi Demi Lovato në Instagram duke rrëfyer më pas se shkoi pa një ide konkrete për të bërë tatuazh.

Tatuazhi i veçantë i Demit është një engjëll duke rënë, që mbahet nga tre pëllumba të cilët janë simbol i ‘Ati, Biri dhe Shpirtit të Shenjtë’. Krahët e zinj të ëngjëllit të cilët duket sikur po shpërbëhen përfaqësojnë daljen nga errësira, ndërsa në kraharorin e tij dallohet një dritë e bardhë.

Tatuazhi u pëlqye shumë nga ndjekësit, të cilët e kanë përgëzuar Demin për mesazhin që zgjodhi të jepte.


Shtuar 13.02.2020 10:57