Përndiqej nga një fans, Luana Vjollca shfaqet në publik me truprojë (FOTO LAJM)

Luana Vjollca duket se e ka marrë seriozisht çështjen e sigurisë ndaj vetes, pas denoncimit që bëri ndaj një të riu për përndjekje.

Para pak ditësh moderatorja denoncoi për përndjekje një 28-vjeçar.

Bukuroshja e ekranit shqiptar, ka denocuar të riun nga Kosova, të identifikuar si A. Morina, për të cilin shprehet se e ndiqte këmba-këmbës, në punë dhe në shtëpi.

Më 4 qershor ajo doli në shesh për të protestuar nën moton “Për fëmijërinë e vjedhur”, kundër abuzimit të fëmijëve të mitur.

Ajo që ra në sy ishte fakti që Vjollca, e shoqëruar nga motrat Marina dhe Lira, kishte edhe truprojë me vete.

Me kapele në kokë dhe me maskën e vënë, Luana kishte vendosur edhe syzet që të mos njihej se kush ishte.


Shtuar 8.06.2020 07:06