Përgjigjia skandaloze e Ramës ndaj qytetares: Po të mos isha unë, do ishe në botën tjetër!

Ish-kryeministri Berisha ka postuar në faqen e tij të Facebook një përgjigje të kryeministrit Edi Rama ndaj një qytetarje.

Ish-kryeministri Berisha dënon gjuhën që Rama përdor ndaj qytetarëve, ku sipas tij, pas çdo kritike Rama ka filluar të sillet me ta si “Lideri Suprem” që u ka jetën në dorë.

Qytetarët: Zoti kryeministër, po ti ku i ke maskën dhe dorezat apo ty nuk të gjen gjë, vetëm ne, popullin e shkretë, apo ti thua mos bëni si bëj unë por bëni sic po u them unë.

Përgjigja e kryeministrit Rama: Unë nuk kam dalë në pazar këtu dhe ruaj distancat e num më afrohet njeri, kështu që përmbahu se sje aspak e mjerë, se po të mos më kishe mua në krye, mund të ishe largqoftë edhe në botën tjetër sot!

Reagimi i Berishës në Facebook:

Ekzakt këte gjë u thotë iranianëve Ajetullah Khomeini! sb-shkruan Berisha që poston më poshtë edhe komunikimin aspak normal midis Ramës dhe komentueses që thjesht po e pyet përse del pa maskë. /albeu.com/


Shtuar 8.04.2020 20:12