Për herë të parë, Angelina Jolie zbulon pse u nda nga Brad Pitt (FOTO LAJM)

Angelina Jolie ka thyer heshtjen duke folur për ndarjen nga aktori Brad Pit. Dyshja u takua në fillim në vitin 2005, pasi ishin pjesë e të njëjtit kast në filmin “Zoti dhe Zonja Smith”, ndërsa martesa erdhi nëntë vite më vonë në 2014.

Angelina dhe Brad janë prindër të gjashtë fëmijëve, Moddox, 18, Pax, 16, Zahara, 15, Shiloh, 12 dhe binjakët 11-vjeçar Knox dhe Vivienne.

E pyetur nga mediat vendase për ndarjen nga Brad, aktorja 45 tha: “Unë u ndava për mirëqenien e familjes sime. Ishte vendimi i duhur. Unë vazhdoj të përqendrohem vetëm tek ata.

Disa kanë përfituar nga heshtja ime dhe fëmijët kanë dëgjuar vetëm gënjeshtra, por unë u kujtoj atyre se ata e dinë të gjithë të vërtetën. Në fakt ata janë gjashtë të rinj shumë të guximshëm, shumë të fortë”.


Shtuar 20.06.2020 07:32